Ndërlidhjet

Uashington: Rifillojnë bisedimet me Kubën


Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, tha se Kuba është pajtuar për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara për imigrimin dhe për shërbimet e postës në të dy vendet.

Sipas këtij zyrtari, Kuba ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftimin kundër terrorizmit dhe trafikimit të drogës.

Zyrtari amerikan, që foli në kushtet e anonimitetit, tha se Kuba mbrëmë u kishte bërë me dije Shteteve të Bashkuara se ka pranuar propozimin aktual të Uashingtonit për bisedime.
XS
SM
MD
LG