Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: U vranë disa militantë talibanë


Zyrtarët afganë thonë se trupat e Afganistanit dhe ato të NATO-s, kanë vrarë sot 18 militantë talibanë, pasi ata kishin sulmuar një patrullë të përbashkët në provincën perëndimore, Farah.

Në këtë incident në lagjen Khaki Safed, nuk pati viktima në mesin e ushtarëve të NATO-s apo atyre të Afganistanit.

Nga ana tjetër, ushtria e Shteteve të Bashkuara, tha se janë vrarë 10 militantë. Nuk është e qartë se përse janë dhënë numra të ndryshëm të të vrarëve.

Ushtria amerikane tha se forcat e kombinuara kishin mbajtur një takim me fshatarët, pas përleshjes, për të parë se mos është vrarë apo plagosur ndonjë civil. Fshatarët kishin thënë se nuk ka pasur civilë të vrarë.
XS
SM
MD
LG