Ndërlidhjet

Përfundon ushtrimi i NATO-s në Gjeorgji


Ushtrimet e NATO-s në Gjeorgji janë afër përfundimit.

Në këto ushtrime njëmujore, merrnin pjesë afro 1100 trupa nga 10 vende anëtare të aleancës veriatlantike dhe nga gjashtë vende partnere. Ushtrimi pritet të përfundojë nesër.

Rusia, që vitin e kaluar e zhvilloi një luftë të shkurtët me Gjeorgjinë lidhur me Osetinë Jugore, këto ushtrime i ka vlerësuar si “provokim” dhe ka shpallur planet për të mbajtur ushtrimet e veta ushtarake afër kufirit me Gjeorgjinë, gjatë muajit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG