Ndërlidhjet

logo-print

Gajtner: Recesioni global në rënje


Sekretari amerikan i Thesarit Timoti Gajtner (Timothy Geithner) ka deklaruar se recesioni global duket se është duke e humbur forcën dhe se do të jetë me rëndësi jetike që Shtetet e Bashkuara të rimëkëmbin stabilitetin ekonomik. Gejtner këto komente i ka bërë gjatë një vizite zyrtare në Kinë me ç’rast ka shtuar se megjithë përmirësimet në ekonominë botërore, do të duhet kohë që ekonomitë të rimëkëmben dhe t’u përshtaten rrethanave të reja.
Timoti Gajtner ka vënën në pah se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë reformë të sistemit ekonomik dhe në këtë kontekst të vëjnë nën kontrroll deficitin buxhetor.
XS
SM
MD
LG