Ndërlidhjet

BE: Zgjedhjet në Osetinë jugore - jo legjitime


Bashkimi Evropian konsideron se zgjedhjet e djeshme në Osetinë jugore janë jo legjitime dhe rrjedhimisht nuk do të njohë rezultatet, ka bërë të ditur Çekia, në cilësinë e kryesueses së BE-së.
“Mbajtja e zgjedhjeve të tilla është jo legjitime dhe paraqet hapë prapa në gjetjen e një zgjidhje paqësore dhe afatgjatë për situatën në Gjeorgji”, ka kumtuar Çekia.
Bashkimi Evropian mbështet sovranitetin dhe integritetin teritorial të Gjeorgjisë në kufinjët e njohur ndërkombëtarisht.
Osetia jugore dhe Abkhazia kanë shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia që është njohur vetëm nga Rusia dhe Nikaragua.
XS
SM
MD
LG