Ndërlidhjet

Irak: 24 amerikanë u vranë në maj


Me 24 trupa të vrarë, ushtria amerikane ka shënuar përqindjen më të madhe në humbjen e ushtarëve në tetë muajt e fundit.

Vdekjet përfshijnë vrasjen e 12 ushtarëve në incidente joluftarake.

Sipas uebsajtit icasualties.org, 4306 trupa amerikane janë vrarë në Irak që nga ndërhyrja në vitin 2003.

Ndërkohë, Komandanti i Grupit Asistues në Irak, Gjeneralbrigade Kith Ualker, tha se forcat amerikane do të tërhiqen nga qytetet më të mëdha të këtij vendi, sipas planit, deri në fund të qershorit.
XS
SM
MD
LG