Ndërlidhjet

SHBA: Krajsler i shitet kompanisë Fiat


Gjykatësi federal Arthur Gonzalez e ka miratuar shitjen e shumicës së aseteve të Krasjelit kompanisë Fiat.

Sipas vendimit, Fiat do të zotërojë 20 përqind të kompanisë së re, me të drejtë për blerë edhe 31 përqind të tjera.

Por kërkesat legale të kreditorëve, furnizuesve me pjesë këmbimi dhe të tjerëve që humbin para në falimentimin, mund të nënkuptojnë vonesa të reja.

Krasler u detyrua të shkojë në gjykatë në 30 prill.

Prodhuesi i tretë amerikan i automjeteve e shpalli falimentimin në përpjekje për ta shpëtuar kompaninë nga likuidimi.
XS
SM
MD
LG