Ndërlidhjet

logo-print

Ekip i KB heton ofenzivën e Izraelit në Gaza


Hetues për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara kanë filluar sot punën në Rripin e Gazës për të përcaktuar nëse janë kryer krime të luftës gjatë ofensivës së Izraelit në këtë territor.

Grupi është ngarkuar nga Këshilli i për të drejtat e njeriut për të hetuar aksionet gjatë periudhës 27 dhjetor- 18 janar, të ushtarëve izraelitë dhe Hamasit, i cili e kontrolon këtë territor.

Izraeli ka mohuar të bashkëpunojë me këtë grup, duke thënë se hetimi i brendshëm i forcave të armatosura nuk ka rezultuar me ndonjë shkelje të bërë nga trupat e vet.

Hamasi thotë se më shumë se 1400 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë gjatë ofensivës. Gjithashtu janë vrarë 13 izraelitë.
XS
SM
MD
LG