Ndërlidhjet

Vazhdojnë përleshjet në Pakistan


Nga Pakistani raportohet për përleshje të rënda në kohën kur trupat qeveritare po i afrohen luginës Suat.

Ushtria tha se forcat e sigurisë kanë ndërmarrë një operacion për të siguruar qytetin Karbah në luginë.

Deklarata e ushtrisë thotë se 18 militantë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 19 militantë të tjerë gjatë një shkëmbim zjarri në qarkun Buner afër luginës Suat.

Javën e kaluar, ushtria tha se Mingora, qyteti më i madh në luginën Suat, është kthyer nën kontrollin e qeverisë.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 2.4 milionë njerëz janë larguar nga luftimet.
XS
SM
MD
LG