Ndërlidhjet

Në qershor linja Nju Jork-Tiranë dhe Prishtinë


Korporata Scanderbeg Air me seli në Nju Jork tha se këtë muaj do t’i fillojë fluturimet direkte ndërmjet Nju Jorkut dhe Shqipërisë.

Aeroplani me 214 ulëse Boeing 767-200ER do të shfrytëzohet për fluturimin 8.5 orësh nga aeroporti JFK në kryeqytetin e Shqipërisë, duke filluar nga 14 qershori, e transmeton AP drejtorin ekzekutiv Petrit Ujkaj.

Kompania gjithashtu do t’i fillojë flurutimet ndërmjet Nju Jorkut dhe Prishtinës në 16 qershor.

“Alternativa për çmimet e larta dhe kohëzgjatjen e udhëtimit është në krye të listës së prioriteteve tona”, tha Ujkaj.
XS
SM
MD
LG