Ndërlidhjet

Obama: General Motors do të rimëkëmbet


Gjiganti amerikan i prodhimit të automjeteve General Motors sot ka paraqitur dokumentat për falimentim, duke u bërë kompania më e madhe që falimenton në hisrotinë amerikane.

Hapi që pritej u bë pasi GM pësoi humbje të mëdha, pas rënies së shitjeve në vitet e fundit.

Presidenti Barak Obama tha se falimentimi ishte pjesë e “planit të qëndrueshëm e të arritshëm”, i cili do t’i japë mundësi kompanisë të “rimëkëmbet përsëri”.

“Jam i bindur se hapat që i shpall sot do ta shënojnë fundin e një GM të vjetër dhe fillimin e një GM të ri, i cili nesër mund të prodhojë automjete të cilësisë së lartë, të sigurta dhe që shpenzojnë më pak karburant. Ai mund ta çojë Amerikën drejt të ardhmes ku nuk dot ë varet nga energjia, dhe do të jetë një simbol tjetër për suksesin e Amerikës”, tha presidenti Obama.

Hapi i sotëm për falimentim është mbështetur nga administrata e Shteteve të Bashkuara, e cila do të marrë 60 përqind të akcioneve të kompanisë, në këmbim të ndihmës finansiare prej 50 miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG