Ndërlidhjet

Obama: Nuk mund t’i imponojmë vlerat tona


Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i “imponojnë” vlerat e veta në shtetet e tjera, që kanë histori dhe kulturë të ndryshme.

Megjithatë, ai tha se idealet amerikane, si sundimi i ligjit, demokracia, liria e të shprehurit dhe religjioni, janë “vlera universale” që të gjithë popujt duhet t’i pranojnë.

Këto komente presidenti Obama i bëri në një intervistë për transmetuesin publik britanik.

Deklarata e tij u bë para vizitës së planifikuar për këtë javë në Arabinë Saudite dhe në Egjipt, ku pritet që presidenti Obama, të mbajë një fjalim për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën myslimane, e pastaj vazhdon udhëtimin në Gjermani dhe në Francë për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG