Ndërlidhjet

Kabul: Janë vrarë katër ushtarë amerikanë


Ushtria amerikane njoftoi se katër pjesëtarë të saj janë vrarë nga dy sulme të ndara me bomba në Afganistan.

Zëdhënësi Greg Xhulian, tha se sulmet ndodhën në dy lokacione të ndyshme, por largësia ndërmjet tyre nuk ishte e madhe. Ai nuk precizoi se ku kishin ndodhur sulmet.

Sipas ushtrisë amerikane, sulmet me pajisje të improvizuara shpërthyese në Afganistan, janë shtuar për 25% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG