Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: U liruan 80 persona të rrëmbyer


Ushtria e Pakistanit thotë se pjesëtarët e saj i kanë shpëtuar 80 studentë dhe anëtarë të stafit arsimor, të cilët raportohej se ishin rrëmbyer nga militantët talibanë, në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Zëdhënësi i armatës, Athar Abbas, tha se studentët dhe anëtarët e stafit ishin liruar pasi ushtarët kishin hapur zjarr kundër militantëtve, në momentin kur kishin zbuluar të rrëmbyerit.

Militantët përgatiteshin që të rrëmbyerit t’i largonin nga Vaziristani Verior.

Ky zhvilim ndodhi në kohën kur ushtria e Pakistanit po e vazhdon ofesnivën kundër talibanëve në Luginën Swat, që është një pjesë tjetër e veriperëndimit pakistanez.
XS
SM
MD
LG