Ndërlidhjet

Ukrainë: Bomba në bankë, 20 të plagosur


Të paktën 20 njerëz janë plagosur nga shpërthimi i bombave në një bankë në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol.

Ministria e emergjencave tha se pesë nga të plagosur janë dërguar në spital, dhe njëri është në gjendje shumë të rëndë.

Raportohet se banka është degë e kursimores shtetërore Oshadbank.

Mediat lokale kanë raportuar se shpërthimi ka ndodhur pasi disa persona të panjohur kishin hyrë në bankë, kishin lënë aty disa paketa dhe ishin larguar.

Policia nuk ka bërë komentime për incidentin.
XS
SM
MD
LG