Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një udhëheqës i talibanëve


Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se forcat britanike kanë vrarë një udhëheqës të talibanëve në Afganistanin jugor, duke i dhënë “goditje serioze” kryengritjes.

Ministria tha se Mullah Mansur është vrarë në një sulm me helikopterë në provincën Helmand.

Zëdhënësi i qeverisë së provincës, Daud Ahmadi tha se Mansur ishhte ministër i aviacionit në regjimin e talibanëve, i cili u përmbys nga invazioni amerikan në vitin 2001.

Zëdhënësi i ushtrisë britanike, Nik Riçardson tha se Mansur ishte përgjegjës për sulmet të cilat “me siguri kanë vrarë apo plagosur qindra njerëz”.
XS
SM
MD
LG