Ndërlidhjet

Shefer: Është herët për tërheqje nga Kosova


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, deklaroi se tërheqja e KFOR-it nga Kosova do të ishte e parakohshme dhe se për të ardhmen e forcave të NATO-s në Kosovë, do të bisedojnë ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës më 11 dhe 12 qershor në Bruksel.

Duke folur në Paris, në mbledhjen e një insntitucioni ndërqeveritar kushtuar mbrojtjes në Evropë, zoti Shefer, theksoi se KFOR-i, “nuk do të mbetet përgjithmonë atje”.

Mirëpo, sipas tij, tërheqja në këtë periudhë, “do të ishte e parakohshme, pasi do të paraqiste rrezik për rezultatet e punës së viteve të mëparshme”.

Mëtutje ai theksoi se “duhet mirë të shqyrtohen elementet ushtarake dhe politike, që të merret një vendim i drejtë për të ardhmen e KFOR-it”.
XS
SM
MD
LG