Ndërlidhjet

Al-Zavahiri kërkon injorimin e Obamës


Lideri i lartë i Al-Kaidës, Ayman al-Zavahiri, u ka bërë thirrje shtetasve të Egjiptit, që të mos mashtrohen nga ajo, që ai e ka cilësuar, si “fjalë të lustruara” të presidentit amerikan, Barack Obama, kur ai të mbajë fjalim në Kajroi, me të cilin synon ripërtritjen e lidhjeve me botën myslimane.

Al-Zavahiri e ka quajtur presidentin Obama “kriminel” dhe tha se fjalët e tij nuk paraqesin asgjë të re.

Këto komente al-Zavahiri i bëri në një video incizim në internet.
XS
SM
MD
LG