Ndërlidhjet

Transparency International publikon raportin për korrupsionin


Organizata Transparency International, e cila mat nivelin e korrupsionit në vendet e ndryshme të botës, ka publikuar raportin “Barometri i Korrupsionit Global 2009”.

Hulumtimet janë zhvilluar në 69 vende dhe gjetjet kryesore dëshmojnë se partitë politike, shërbimi civil, parlamenti dhe drejtësia mbeten sektorët më të korruptuar.

Ndër vendet më të korruptuara, sipas raportit, janë: Ukraina, Argjentina, Bullgaria, Rumania, Bolivia etj.

Kosova është rradhitur në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni, duke fituar notën 3.4.

Nota 5 tregon nivelin më ekstrem të korrupsionit. Sektori më i korruptuar në Kosovë raportohet të jetë ai i drejtësisë dhe ai i partive politike.

Raporti është realizuar në periudhën tetor 2008 – shkurt 2009.
XS
SM
MD
LG