Ndërlidhjet

logo-print

Obama arriti në Arabinë Saudite


Presidenti amerikan, Barak Obama, arriti në Lindjen e Mesme, në misionin, që ka për qëllim nxitjen e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara me botën islamike.

Zoti Obama, arriti në Arabinë Saudite, për bisedime me Mbretin Abdullah, ndërsa nesër ai do të qëndrojë në Kajro, me ç’rast do të mbajë një fjalim për përmirësimin e raporteve të Shteteve të Bashkuara me botën myslimane.

Duke u shprehur për vizitën e tij, presidenti Obama, pos tjerash, tha:

- Ajo që dua është që të krijohet një dialog më i mirë, në mënyrë që bota myslimane ta kuptojë në mënyrë më efektive se si Shtetet e Bashkuara, por edhe Perëndimi, mendon për shumë çështje të vështira, siç janë terrorizmi, demokracia, pastaj dikutimi për kornizën e asaj që ndodhi në Irak dhe Afganistan dhe angazhimi jonë për Iranin dhe, poashtu, për të treguar se si e shohim ne ardhmërinë për paqe ndërmjet Izraelitëve dhe palestinezëve, i tha Barack Obama, televizionit britanik, ITV.
XS
SM
MD
LG