Ndërlidhjet

Moldavi: Komunistët dështuan përsëri


Partia Komuniste e Moldavisë ka dështuar të fitojë 61 votat e nevojshme nga parlamenti për kandidatin e saj për president, veprim me të cilin hapet rruga për zgjedhje parlamentare.

Të 60 anëtarët e Partisë Komuniste votuan që kryeministrja, Zinaida Greceani, ta zëvendësoj presidentin aktual, Vladimir Voronin.

Por, votimi në parlamentin me 101 vende deputetësh, rezultoi me 60 vota për, pasi opozita e bojkotoi votimin.
.
Kjo ishte përpjekia e dytë për të arritur miratimin e zonjës Greceani në postin e presidentit.

Voronin, i cili nuk mund të kadidojë për një mandat të tretë, ka shpresuar të mbajë autoritetin në postin e kryetarit të parlamentit.

Sipas kushtetutës, presidenti Voronin duhet të shpërndajë parlamentin dhe të caktojë zgjedhje të reja të përgjithshme. Fitorja e fundit e Partisë Komuniste në zgjedhjet e përgjithshme të 5 prillit kishte shkaktuar protesta të dhunshme.
XS
SM
MD
LG