Ndërlidhjet

Protesta të serbëve në veri të Kosovës


Rreth 150 serbë janë tubuar sot në afërsi të stacionit të hekurudhave në Leposaviq, në shenjë kundërshtimi për kontrollin e automjeteve dhe dokumentacioneve në pikat kufitare, nga ana e komponentës së EULEX-it, njofton zyra për informim e policisë rajonale në Mitrovicë.

Njoftohet se një protestë e ngjashme, si ajo në Leposaviq, është zhvilluar edhe në qendër të Zubin Potokut, me ç’rast janë tubuar rreth 300 qytetarë.
Nuk është raportuar për bllokim të rrugëve për qarkullim të trafikut në Zubin Potok.

Sipas policisë, nuk ka pasur incidente në këto protesta.
XS
SM
MD
LG