Ndërlidhjet

Paris: Frikë se nuk do të gjendet as kutia e zezë


Zyrtarë të aviacionit civil francez thanë sot se kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit të aeroplanit të kompanisë Air France, i cili është përplasur në Oqeanin Atlantik, me 228 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ka gjasë të mos gjenden kurrë.

Aeroplani i tipit Airbus A330 ishte duke fluturuar nga Rio de Zhanejro për në Paris, kur u rrëzua të hënën rreth 650 kilometra larg bregdetit të Brazilit. Hetuesit shpresuan që gjetja e “kutisë së zezë” të aeroplanit do t’u jepte qartësi për arsyet e rrëzimit të aeroplanit.

Viktimat e tragjedisë ishin nga 32 shtete, por kryesisht nga Brazili dhe Franca.
XS
SM
MD
LG