Ndërlidhjet

SHBA: Ftohen diplomatët iranianë


Administrata e presidentit Obama ka autorizuar ambasadat amerikane në botë të ftojnë zyrtarë iranianë në manifestimet për ditën e pavarësisë më 4 korrik.

Raportet thonë se një mesazh i Departamentit të Shtetit, dërguar të gjitha ambasadave dhe konsullatave amerikane në botë, javën e kaluar, njofton diplomatët amerikanë se mund t'i ftojnë homologët e tyre iranianë në këto festime.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Vud, tha se ky veprim “është në linjë me politikën tonë për përpjekje për angazhim të Qeverisë së Iranit”.
XS
SM
MD
LG