Ndërlidhjet

Protestat në Sheshin Tiananmen


Protestuesit në Sheshin Tiananmen, në Pekin, qershor 1989.
Protestuesit në Sheshin Tiananmen, në Pekin, qershor 1989.
Njëzet vjet më parë, në Kinë u shënuan protestat më të mëdha politike, të para ndonjëherë në periudhën komuniste kineze. Më se një milion studentë dhe punëtorë, të pakënaqur me reformimin e vendit, ishin mbledhur në Sheshin Tiananmen, në Pekin, për të kërkuar më tepër liri, demokraci dhe fund diktaturës. Vala e protestave kishte kaluar kufijtë e Pekinit, për t’u shtrirë dhe në qytetet tjera.

Përderisa nuk ishte arritur kompromis në mes të Qeverisë dhe protestuesve, komunistët kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ushtrinë e kishin nxjerrë në rrugë. Mijëra njerëz kishin provuar t’i bllokojnë rrugën ushtrisë për në Sheshin e Tiananmenit.

Sot e kësaj dite, ende vazhdojnë diskutimet se sa viktima ka pasur nga përleshjet – disa qindra apo disa mijë?!

Protestat në sheshin Tiananmen më 1989
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:21 0:00
XS
SM
MD
LG