Ndërlidhjet

Londër: Xheki Smith e konfirmon dorëheqjen


Ministrja e brendshme e Britanisë, Xheki Smith, ka konfirmuar sot se do të jap dorëheqje të premten.

Smith, njëra ndër zyrtaret më të vjetra në qeverinë e kryeministrit Gordon Braun, jep dorëheqje për shkak të presioneve mbi skandalin e shpenzimeve në radhët e disa ligjvënësve britanik.

Reputacioni i saj ka shënuar rënie që nga muaji mars, kur u publikua një kopje mbi shpenzimet e parlamentit, e cila vuri në pah se Smith kishte shfrytëzuar të hollat e taksapaguesve për qiranë e bashkëshortit të saj dhe për dy filma pornografikë.

Skandali ka zbuluar se politikanët që përfaqësonin të gjitha partitë, kanë abuzuar me shpenzimet e sistemit.
XS
SM
MD
LG