Ndërlidhjet

Paris: Shërbesë fetare për viktimat e aeroplanit


Në Paris u mbajt një shërbesë përkujtimore për nder të më shumë se 200 viktimave nga tragjedia e aeroplanit Air France.

Në shërbesën në katedralen Notre Dame ishte i pranishëm edhe presidenti NIkolas Sarkozi.

Ndërkohë, ekipet e kërkimit që fluturuan mbi Atlantik, kanë gjetur mbeturina nga aeroplani të shtrira në një gjërësi mbi 90 km, gjë që e përforcon bindjen se aeroplani mund të jetë shkatërruar gjatë fluturimit.

Ministri brazilian i MBrojtjes, Nelson Zhobim tha se ekzistenca e sasisë së madhe të karburantit mbi ujë me siguri e përjashton mundësinë që aeroplani të ketë shpërthyer.

XS
SM
MD
LG