Ndërlidhjet

Kinë: 20 vjet nga shtypja e protestave në Tienanmen


Sot është 20 vjetori i shtypjes së kryengritjes në Tienanmen.

Në 4 qershor, 1989, tanket e ushtrisë kineze dolën në sheshin Tienanmen në qendër të Pekinit, për t’i hequr studentët dhe punëtorët, të cilët disa javë mbanin protesta pro demokracisë.

Asokohe, qindra, ndoshta mijëra njerëz u vranë.
Dje, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton kërkoi Kina të japë llogari për të vrarët. Klinton gjithashtu i bëri thirrje Kinës që t’i lirojë të gjithë të burgosurit.

Raportohet se sheshi Tienanmen, sot ishte i hapur për vizitorë, por në praninë e qindra policëve dhe rojeve.

Në 10 vjetorin e shtypjes së protestave në vitin 1999, sheshi ishte i mbyllur për publikun.
XS
SM
MD
LG