Ndërlidhjet

Poloni: 20 vjet nga rënia e komunizmit


Polonia sot e shënon 20 vjetorin e zgjedhjeve të vitit 1989, të cilat çuan në kollapsin e komunizmit. Në 4 qershor, 1989, polakët votuan në zgjedhjet gjysëm demokratike për lëvizjen opozitare “Solidariteti”.

Pasi “Solidariteti” erdhi në pushtet, satelitët tjerë sovjetikë në Evropën Lindore u liruan nga regjimet e tyre komuniste para fundit të vitit 1989.

Lideri i “Solidaritetit” Leh Valesa dhe Vaclav Havel, i cili i priu revolucionit të kadiftë në Çekosllovaki, do të marrin pjesë në kremtimet në portin Gdansk në Detin Baltik, vendlindjen e lëvizjes “Solidariteti”.

Kremtimet e sotme janë fillimi i manifestimeve përkujtimore, të cilat do të kulmojnë në nëntor, kur do të kremtohet rënia e Murit të Berlinit.
XS
SM
MD
LG