Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova anëtare e Bankës Botërore


Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore. Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili këtë hap e vlerësoi si pozitiv për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës.

“Sot kemi pranuar konfirmimin nga Banka Botërore se bordi i guvernatorëve të grupit të Bankës Botërore ka aporvuar rezolutën për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, tha kryeministri Thaçi para gazetarëve në Prishtinë.

Kreu i ekzekutivit kosovar shprehu bindjen se anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe BB do të rrisë besimin e investitorëve ndërkombëtar për të investuar në vend si dhe do të hapë dyert për anëtarësim në institucione të tjera.

Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në Fondim Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore dhjetë muaj më parë.
XS
SM
MD
LG