Ndërlidhjet

BE: Rusia të anëtarësohet në OBT


Bashkimi Evropian dhe Rusia janë pajtuar që Moska të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë deri në fund të këtij vitit.

Komisionerja e tregtisë në BE, Kethrin Eshton, tha se ky pajtim u arrit gjatë takimit të saj me ministren ruse të ekonomisë, Elvira Nabiullina, në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg.

Rusia, e cila më shumë se një dekadë, po përpiqet t’i bashkohet Organizatës Botërore të Tregtisë me 153 shtete anëtare, është ekonomia më e madhe botërore e cilka ka mbetur jashtë këtij institucioni mbikqyrës ekonomik.
XS
SM
MD
LG