Ndërlidhjet

Bota arabe përshëndet fjalimin e Obamës


Udhëheqësit ndërkombëtar kanë përshëndetur fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për marrëdhëniet me botën muslimane.

Nabil Abud Rdainah, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas, e mirëpriti fjalimin e Obamës si "një fillim i mirë dhe i rëndësishëm drejt një politike të re amerikane" në Lindjen e Mesme.

Qeveria izraelite tha se i ndan shpesat e Obamas për paqe midis Izraelit dhe botën arabe.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana, e cilësoi si "të shquar" fjalimin e presidentit amerikan duke thënë se ai "do të hapë një faqe të re" në marrëdhëniet me botën arabo-muslimane.

Shefi i Ligës Arabe, Amr Mussa, tha se fjalimi ishte "i balancuar" dhe hapi rrugën për marrëdhënie të mira.
XS
SM
MD
LG