Ndërlidhjet

logo-print

Ndërron jetë aktori Dejvid Karadin


Aktori, Dejvid Karadin, yll i serialit të viteve të 70-ta “Kung Fu” është gjetur i vdekur në banesën e tij në Bankok. Së fundi, ai kishte luajtur në filmin “Kill Bill” të regjisorit Kuentin Terentino.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane konfirmoi vdekjen e aktorit 72 vjeçar. Ai tha se Karadin ka vdekur ose të mërkurën mbrëma ose në mëngjesin e sotëm, por nuk dha detaje tjera për shkak të konsideratës ndaj familjes së të ndjerit.

Në uebfaqen e gazetës “The Nation” citohen burime të paidentifikuara të kenë thënë se Karadin është gjetur i varur në dhomën e tij luksoze në hotel dhe besohet se ka bërë vetvrasje.
XS
SM
MD
LG