Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Serbia angazhohet rreth krimeve të luftës


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur optimizëm në lidhje me përpjekjet e Serbisë në kërkimin e të arratisurve për krime lufte.

Në një deklaratë, ambasadori i SHBA-së në Serbi tha se vlerësimi i fundit i Departamentit të Shtetit mbi bashkëpunimin e Beogradit me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime lufte në ish-Jugosllavi (ICTY) ka vlerësuar se Serbia është "duke bërë përpjekje që të përshtatet me detyrimet e saj ndërkombëtare."

Në deklaratë thuhej se, edhe përkundër obligimeve të mbetura, Shtetet e Bashkuara “janë optimiste se lidershipi serb do të përmbush angazhimet përfundimtare” ndaj tribunalit.

Deklarata u bë publike disa orë para paraqitjes së sotme të një raporti të Tribunalit të Hagës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG