Ndërlidhjet

BE: Pritet propozimi për heqje të vizave


Komisioni Evropian do të propozojë që deri në fund të këtij viti të heqet regjimi i vizave shengen të Bashkimit Evropina, për shtetasit e Maqedonisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, deklaroi mbrëmë në Luksemburg, komisionari për drejtësi dhe punë të brendshme, Zhak Baro.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë, por me këtë propozim duhet të pajtohen edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Zoti Baro në Luksemburg, para ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së, e ka arsyetuar raportin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave të BE-së, të cilin Komisioni Evropian, më 18 maj, ua kishte dërguar qeverive të vendeve të BE-së.
XS
SM
MD
LG