Ndërlidhjet

Kabul: U vranë tre ushtarë amerikanë


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dje nga një sulm në Afganistan.

Ushtarët ishin sulmuar në veri të Kabulit, ku pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, operojnë së bashku me ushtrinë franceze.

Ushtria njoftoi se ushtarët ishin vrarë kur konvoji i tyre u sulmua nga zjarri me armë të vogla dhe nga shpërthimi.

Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por militantët e grupit radikal, Hezb-e-Islami, që udhëhiqet nga ish-kryeminstri Gulbuddin Hekmatayar, janë aktivë në këtë hapësirë.
XS
SM
MD
LG