Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Sekretari i mbrojtjes dha dorëheqje


Kryeministri britanik, Gordon Braun, pritet se do të bëjë ndryshime në qeverinë e tij, pas dorëheqjeve të shumta dhe thirrjeve nga opozita që të tërhiqet.

Sot dorëheqjen e paraqiti edhe sekretari i mbrojtjes, Xhon Haton, që është ministri i katërt që tërhiqet nga qeveria e zotit Braun.

Këto dorëheqje po bëhen në periudhën kur Partia Laburiste në qeveri, në hulumtimet e opinionit, ka shënuar rënie.

Kjo dhe partitë e tjera politike në Britani, janë goditur edhe nga afera për keqpërdorimet e shpenzimeve nga anëtarët e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG