Ndërlidhjet

logo-print

Hollbruk takon liderët pakistanezë


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për Pakistanin dhe Afganistanin, Riçard Hollbruk, do të zhvillojë sot në Islamabad bisedime me liderët pakistanezë.

Ai gjithashtu do të takojë kreun e ushtrisë, gjeneralin Ashqaf Kajani, për të diskutuar ofensivën e Pakistanit kundër militantëve talibanë në rajonin Suat.

Të martën, Hollbruk vizitoi kampin Shah Mansor, 80 kilometra në veriperëndim të Islamabadit, ku po qëndrojnë njerëzit e zhvendosur për shkak të luftimeve.

Emisari amerikan u ka bërë thirrje shteteve evropiane dhe myslimane të ndihmojë 2.4 milionë njerëzit e zhvendosur.
XS
SM
MD
LG