Ndërlidhjet

Dagestan: U vra ministri i brendshëm


Ministri i Brendshëm i Republikës jugore ruse, Dagestan, është vrarë sot nga të shtënat me snajper.

Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se ai ishte qëlluar jashtë një restoranti në Mahaçkala, që është kryeqytet i Dagestanit, ku ai po merrte pjesë në një dasmë.

Katër policë janë plagosur nga të shtënat e snajperistit, i cili dukej se ndodhej në një ndërtesë përballë restorantit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Dagestani është në kufi me Çeçeninë, në rajonin e Kaukazit Verior, i cili është i zhytur në dhunë, që u atribuohet militantëve myslimanë, bandave kriminale dhe luftës për pushtet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike.
XS
SM
MD
LG