Ndërlidhjet

Kryeministri Thaçi viziton Francën


Me ftesë të presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë. Ftesa nga presidenti Sarkozi vjen në kuadër të takimeve të tij me kryeministrat e rajonit të Evropës Juglindore, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

Gjatë vizitës në Francë, zoti Thaçi do të mbajë një fjalim në Qendrën për Studime dhe Hulumtime Ndërkombëtare, ndërsa në Qendrën për Media të Jashtme, para ekspertëve për çështje ballkanike dhe gazetarëve, do të paraqesë të arriturat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Gjatë qëndrimit në Paris, ai do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Francës, Bernard Kushner.

Në vizitën e tij zyrtare në Francë, kryeministrin Hashim Thaçi do ta shoqërojë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, dhe zyrtarë tjerë qeveritarë.
XS
SM
MD
LG