Ndërlidhjet

Veçoritë e vizitës në Lindjen e Mesme


Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Gillari Klinton, në xhaminë e Sulltan Hasanit në Kajro, 4 qershor '09.
Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Gillari Klinton, në xhaminë e Sulltan Hasanit në Kajro, 4 qershor '09.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka bërë turneun e parë rajonal në Lindjen e Mesme. Në kuadër të tij, presidenti Obama është ndalur në Kajro të Egjiptit, për të mbajtur fjalimin e shumëpritur për botën islame.

Ky fjalim, nga disa analistë ishte vlerësuar si hapje e një faqeje të re të marrëdhënieve me botën arabe dhe islamike, përderisa të tjerë kishin thënë se për Obamën do të jetë sfidë t’i ndryshojë pikëpamjet nga vitet e administratës Bush.

“Kam ardhur këtu në Kajro për të kërkuar një fillim të ri ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Myslimanëve në mbarë botën, të bazuar mbi interesin dhe respektin e ndërsjellë dhe mbi të vërtetën se Amerika dhe Islami nuk përjashtohen mes vete dhe nuk duhet të jenë në garë”. Ishin këto fjalët e vetë presidentit Obama, në Universitetin e Kajros.

Nga të pranishmit, fjalimi u përcoll me ovacione, ndërkohë që analistët e kishin vlerësuar si “njërin nga fjalimet më të vështira që Obama i ka mbajtur deri sot”, pasi që, sipas tyre, ”është sfidë t’i mbajë të ulëta pritjet për paqen në Lindjen e Mesme dhe përhapjen e demokracisë, ndërsa, nga ana tjetër, të tregojë se ai nuk është vetëm edhe një Bush tjetër”.

Por, nuk kanë munguar dhe diskutimet e shumta se pse ishte zgjedhur pikërisht Kajro për të ashtuquajturin “fjalim mysliman të Obamës”. Politikologët e kishin cilësuar atë si “zgjidhje të logjikshme”, duke thënë se “Kajro i ofron atij mundësinë për të folur jo vetëm për marrëdhëniet në mes SHBA-së dhe myslimanëve, por edhe për çështjet urgjente politike dhe të sigurisë së rajonit”.
XS
SM
MD
LG