Ndërlidhjet

Kanadaja e refuzoi kërkesën e SHBA-ve


Kanada ka refuzuar kërkesën e administratës Obama, për të pranuar 17 myslimanë kinezë, të cilët do të lirohen nga burgu ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Guantanamo.

Kori Tenejki, zëdhënës i kryeministrit kanadez, Stiven Harper, tha sot se akuzat ndaj 17 ujgurëve në Guantanamo janë hedhur poshtë.

Ai tha se ata nuk kanë kurrfarë lidhjeje me Kanadën dhe në këtë aspekt ka shprehur shqetësime për siguri.

Tashmë, autoritetet amerikane nuk i konsiderojnë ujgurët si luftëtarë armiqësorë, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një vend, i cili do t’i pranonte ata, ndërsa lirimi i tyre në Shtetet e Bashkuara është kundërshtuar.
XS
SM
MD
LG