Ndërlidhjet

Beograd: Nuk ka marrëveshje të reja me EULEX-in


Ministria për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka mohuar sot se Beogradi ka arritur marrëveshje shtesë me misionin EULEX, lidhur me procedurën për kalimin e pikave doganore.

“Kemi të bëjmë vetëm me vërtetim të protokoleve të nënshkruara me UNMIK-un, sipas rezolutës 1244”, thuhet në një kumtesë nga kjo ministri.

Mëtutje, theksohet se dogana është njëra nga gjashtë pikat e raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, nga nëntori i vitit 2008.

“Serbia nuk do të pajtohet me vendime të njëanshme dhe me veprime që nuk janë në harmoni me rezolutën 1244 dhe me raportet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe kjo ka të bëjë edhe me misionin EULEX”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Zëdhënsëja e misionit EULEX, Aleksandra Xhorxh, ka thënë se EULEX-i “ka marrëveshje” me qeverinë e Serbisë për vendosjen e personelit ndërkombëtar doganor në dy pika në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG