Ndërlidhjet

Peru: 30 të vdekur në përleshjet në Amazoni


Në Peru, të paktën 30 njerëz kanë vdekur në përleshjet ndërmjet policisë dhe fiseve të Amazonit.

Grupet indigjene kanë protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë për t’i lejuar kompanitë e huaja të energjisë që t’i shfrytëzojnë pyjet e pashkelura.

Agjencia Reuters raportoi se protestuesit morën peng rreth 40 policë në afërsi të një pike karburanti që i përket kompanisë shtetërore Petroperu.

Këto janë trazirat më të rënda që kanë goditur qeverinë e presidentit Alan Garsia.

Konflikti i ka nxjerrë në sipërfaqe ndasitë në Peru ndërmjet elitave të pasura në kryeqytetin Lima dhe grupeve të varfëra indigjene në brendi të vendit.
XS
SM
MD
LG