Ndërlidhjet

Afganistan: 4 të vdekur nga shpërthimi


Policia afgane tha se katër persona e kanë humbur jetën në sulmin në një stacion të autobusëve në qytetin jugor Spin Boldak afër kufirit me Pakistanin.

Sulmuesi me motoçikletën e tij të mbushur me eksploziv, gjithashtu vdiq në çastin kur u ndalua para një restorani dhe e aktivizoi ngarkesën.

Nga shpërthimi janë plagosur tetë kalimtarë të rastit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantët e ndërlidhur me ekstremistët talibanë janë aktivë në Afganistanin jugor dhe përtej kufirit me Pakistanin.
XS
SM
MD
LG