Ndërlidhjet

Klinton lëvdon Turqinë për bisedimet me Armeninë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton e ka lëvduar Turqinë për bisedimet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë.

“Normalizimi i marrëdhënieve është vazhdim i asaj që kam parë nga qeveria turke, dëshirë për zgjidhjen e problemeve aktuale, dhe unë e përgëzoj”, tha Sekretarja e Shtetit.

Klinton i bëri këto komente pasi ministri i Jashtëm turk Davutoglu e njoftoi mbi progresin në bisedimet.

Davutoglu ishte në Uashington këtë javë, pasi Turqia e mori presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Turqia e mbylli kufirin me Armeninë në vitin 1993 në mbështetje të Azerbejxhanit gjatë konfliktit të tij me Armeninë.
XS
SM
MD
LG