Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se ka prodhuar raketë të re kundërajrore


Irani tha se ka filluar prodhimin e një sistemi të ri raketor tokë-ajër.

Mediat iraniane cituan ministrin e Mbrojtjes Mostafa Mohamad Naxhar të ketë thënë se “rrezeveprimi i këtij sistemi mbrojtës është mbi 40 km, dhe se është në gjendje t’i ndjekë dhe godasë helikopterët dhe aeroplanët e armikut me shpejtësinë e zërit”.

Naxhar i ka bërë këto komente tre ditë pasi Izraeli lëshoi sinjale kundërthënëse mbi bombardimin e mundshëm të programit kontraverz bërthamor iranian.

Ministri i Jashtëm izraelit tha se nuk ka plane të tilla, ndërsa ministri i Mbrojtjes tha se të gjitha opcionet janë të hapura.
XS
SM
MD
LG