Ndërlidhjet

Aeroplani francez ka dërguar 24 mesazhe


Ekuipazhi i aeroplanit Air France A330, që u rrëzua në Oqeanin Atlantik, ka dërguar 24 mesazhe brenda pesë minutave për probleme në aeroplan, njoftoi Byroja franceze për hetime dhe analiza.

Këto mesazhe kanë të bëjnë me defekte të ndryshme apo ndërprerje në punën e sistemeve, ndër të cilat është edhe sistemi për pilotimin automatik, tha Alen Bujar, përfaqësuesi i byrosë.

Ndërkohë, Franca dërgoi një nëndetëse bërthamore që të ndihmojë për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit, i cili të hënën u rrëzua me 228 njerëz në bord.

Pajisjet zbuluese të sonarit mund të ndihmojnë të gjenden kutitë e zeza të aeroplanit, të cilat mund të emitojnë sinjal për 30 ditë.

Kërkimet e mbetjeve të aeroplanit janë vështirësuar nga moti i keq.
XS
SM
MD
LG