Ndërlidhjet

logo-print

Obama, Sarkozi: Irani mos zhvillojë armë bërthamore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozy sot i kanë bërë thirrje të përbashkët Iranit që të mos e zhvillojë programin e armëve bërthamore.

Duke folur pas takimit të tyre në qytetin Kaen në Normandi, presidenti amerikan riafirmoi se duhet të ketë “diplomaci të fortë” me Teheranin për këtë çështje.

Sarkozy tha se ai është i shqetësuar për “deklaratat e çmendura” nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad.

Dy presidentët do të marrin pjesë në ceremonitë e sotme që shënojnë 65 vjetorin e zbarkimit të trupave alate në brigjet e Normandisë në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG