Ndërlidhjet

Obama: Prova e Koresë Veriore është provokative


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e quajti si “jashtzakonisht provokative” provën e fundit bërthamore të Koresë së Veriut, dhe tha se Pheniani duhet të angazhohet në diplomaci për t’u dhënë fund tensioneve brenda komunitetit ndërkombëtar.

Duke folur pas takimit me presidentin e Francës Nikolas Sarkozy në qytetin Kaen në Normandi, Obama gjithashtu tha se do të ishte “thellësisht e rrezikshme” për Iranin që të siguronte bombën bërthamore.

Sarkozy tha se “Irani e ka të drejtën për energji bërthamore civile, por jo për armë bërthamore”.

Sarkozy shtoi se ai është i shqetësuar për “deklaratat e çmendura” nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad.

Dy presidentët do të marrin pjesë në ceremonitë që shënojnë 65 vjetorin e zbarkimit të trupave alate në brigjet e Normandisë në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG